Në krye të listës, aktorja bukuroshe turke shpallet më e kërkuara

0

Çdo javë IMDb, një uebsajt mbi informacionet që lidhen me filmat e serialet, shpall aktorët turk më të kërkuar në internet e më të përfolur. Këtë javë listën e ka kryesuar aktorja turke Ayça Aysin Turan.

Bukuroshja me sytë bojëqielli ka kryesuar listën duke lënë pas emra shumë të njohur. Aktorja është renditur në krye të listës pasi ka qenë më e kërkuara këtë javë me serialin e ri që po xhiron. Ayça Aysin Turan, 27 vjeç është shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Merjemit”.

Atë së shpejti do e shohim edhe në serialin “Stuhi dashurie”, që do të transmetohet në TV Klan. Ky serial do të trajtojë një histori dashurie të një çifti që fati i ndan dhe fati i bashkon sërish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu