Në Kosovë refuzim vize Ministres së Drejtësisë, në Shqipëri kanë viza deri Fatmir Mediu e Damian Gjiknuri

0

Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj

Albuena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë në Kosovë, të përraliset ç’të dojë, por jo, nuk mundet të vejë në SHBA.

U rrah ca ujë në hava, por pa bereqet, sa nga politika, sa nga ambasada.

Në të dy anët vërehet jo transparencë, pra lojë fjalësh, lojë me hile, që do të thotë, pandershmëri.

Jo njëherë, këto probleme kanë shqetësuar opinionin publik në Kosovë. Ministrat e korruptuar, dhe jo vetëm ata, është normale të izolohen.

Një burim yni në ambasadë deklaron: “Ministrja Haxhiu tashmë është njoftuar nga ne për pamundësinë që ajo të udhëtojë”

Megjithatë, ministerja, të kundërtën e mbron.

Nëse ky vendim është për korrupsion apo sjellje të tjera të dobëta, shumë mirë, por nëse refuzimi i vizës vjen si presion për nënshtrim, pra, kundershti të Albin Kurtit për shtyrjene afatoit për targat serbe, turp e faqja e zezë!

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier në një prononcim ka folur rreth kërkesës së ministres Haxhiu për vizitë, duke shtuar se momentalisht duhet zgjidhur krizën në veri të Kosovës.

“Kjo këtu është enigmatike. Janë dy çështje. Nuk shoh asnjë rrethanë në të cilën do të ishte e vështirë për qeverinë e ShBA’së të lëshonte vizë për një ministër të Qeverisë së Kosovës. S’mund të flas për rastet specifike ose individuale të vizave, por nuk jam në dijeni për ndonjë rrethanë ku një ministër i qeverisë nuk do të kualifikohej për marrjen e vizës për punë zyrtare”, ka thënë ambasadori Hovernier në një bisedë me disa gazetarë të pritur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë”.

Ambasadori mendon se ai se nuk është koha për të udhëtuar dhe se duhet angazhuar këtu ministerja.

Kjo gjuhë kaq e dobët nuk është as mish as peshk, apo jemi gabim?

Thuajeni pa hile, ç’ka ngjarë?

Ja ç’ka ngjarë thotë ambasadori.

“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”

Por sinqeriteti mungon kudo. Shefi i kabinetit të ministres, përmes rrjetit social “Facebook” tentoi t’i mohojë lajmet rreth një refuzimi potencial, pasi zërat për një gjë të tillë veçse qarkullonin.

Po, nëse nuk japin vizë, ku është problemi, dilni thoni, jemi të ndershëm, nxirrini xhepat dhe pështyni në fytyrë ata që ju mbesin në qafë, nëse ndryshe, lëshoni karrigen e zhdukuni.

Miniosterja, edhe pse është femer, duhet të trajtohet me më dashamirësi, pasi nuk mund të jetë në nivele të dyshueshmerisë së kapove të pasurive që shihen edhe me sy të lirë.

“Me ftesë të autoriteteve Amerikane, në muajin dhjetor të këtij viti, Ministrja Haxhiu planifikon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës vizitë do të ketë takime zyrtare me përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, Departamentit për Drejtësi dhe institucione të tjera”, shkruante shefi i kabinetit të ministres gjatë ditës.

Qeveris ndryshe e ambasada ndryshe, pse ziheni si maçokë aman?

Ejani merrni shembull në Shqipëri. Ketej kanë viza deri Fatmir Mediu, Dmian Gjiknuri dhe shumë të akuzuar dhe të urryer nga kombi shqiptar.

Me dy standarte nuk është e ndershme të punohet. Refuzim vize se mëndon një burokrat pas xhanit ashtu, është asgjë, pasi ai ka ardhur të fitojë ca para këtu, jo ti që je në vendin tënd, por refuzim institucional, me zhurmë, është tjeter gjë.

Ministerja e Drejtësisë në Kosovë, është më e korruptuar se Fatmir Mediu në Shqipëri?

Dhe si fundore për sot, të paktën Jeff Hovenier flet, po këtej në Shqipëri, po lë kokrrën e namit diplomatja.  Nuk i çelet goja, le të bëhet ç’të bëhet në korrupsiuon, kontabandë, padrejtësira të dukshme shoqërore e deri pushkatime pa gjyq nga policia në mes të qytetit.

Këtej ju vjen keq edhe kur u kujton se sot bandat dhunuan gazetarin Adriatik Doçi. Kjo ngjarje ësht[ë më e rëndësishme se tjerat, ppor as politika as ambasadat perendimore këtu nuk flasin.

Kjo mosfolja, flet shumë, Doçi është i pavarur, nuk mundeni ju të flisni, se gazetarët që ju njihni janë të korruptuarit, idiotët, milionerët, matrapazët, kriminelët, ndryshe për aktin sot duheshin dy fjalë.

Nëjse, ju vazhdoni mbroni krimin dhe bëhuni të urryer për shqiptarët, ne do vazhdojmë përditë me të njëjtën pyetje, deri sa të flasin ata që krijojnë situata të pista me standarte të dyfishta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu