Në “Ironia e Fatit”/ “Veli dashuron Zejnepin”

0
Ajlin ndihmon Veliun duke i dhënë atij ilaçin. Veli i mban asaj dorën në shenjë

mirënjohjeje. Ai i jep Zejnepit udhëzimin e rradhës duke e përgëzuar se e ka kryer
detyrën si nënë me sukses.
Xhemre takohet me Meralin. Meral i kërkon Xhemresë para në këmbim të videos.
Xhemre nuk pranon. Xhemre shikon pjesë të videos dhe e kupton se personi pranë
Belmës është Demiri.

Kadir i thotë komisarit se do të marrë vetë hak për veprimet e Veliut. Komisari
dërgon përforcime. Zejnep dhe Galip shkonë në vendin që u ka caktuar Veli. Një
grup burrash i bllokojnë rrugën Kadirit.
Në ndërtesë Veli i thotë Zejnepit se mund të marrë Ajlinën vetëm nëse qëllon
Galipin. Zejnep qëllon në drejtim të Veliut, por arma është bosh. Veli nxehet pasi
kupton që Zejnep e ka tradhëtuar. Ai mbush armën me plumba duke e bindur se
është faji i Galipit që Ajlinën e kanë rrëmbyer dhe e detyron Zejnepin ta qëllojë.
Kadir e bind Zejnepin të jap deklaratën në polici duke e siguruar se nuk do të hyjë
në burg. Ai po ashtu i kërkon të jap deklaratë për shtyp në mënyrë që Veli të mos
mund të largohet me vajzën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu