Në Greqi, fundoset anija me 68 emigrantë, zhduken 59 prej tyre! Kërkuan ndihmë por nuk treguan vendndodhjen

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një anije me 68 emigrantë në bord është fundosur. Si pasojë 9 persona janë gjetur nga policia vendase, ndërkohë 59 të tjerë janë zhdukur.

Sipas një njoftimi zyrtar të Rojës Bregdetare, në orët e para të mëngjesit përmes numrit të telefonit të urgjencës ndërkombëtare 112, emigrantët kanë njoftuar se janë në rrezik pa treguar vendndodhjen e saktë.

Sipas informacioneve të ERT, anija me emigrantët me origjinë nga Afganistani, Egjipti dhe Irani ishte nisur nga Izmiri dhe u fundos në ujërat greke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu