Në Gramsh ku vetëm qyqja këndon trishtimin e saj me refrenin “ku-ku !”

0

Shkruan Kodhel Çala

Kullollasi një fshat rrëzë malit të Koshnicës. Reliev mahnitës, vend ideal për pemëtari, bimë medicinale dhe blegtori.
Dikur me rreth 80 familje, sot është katandisur vetëm në 5 të tilla.
Si kudo edhe këtu shikon shtëpi të braktisura e të rrënuara.
Edhe ata 12 banorë që kanë mbetur nga 450 dikur e kanë mëndjen për të ikur.
Janë ata 12, aq sa Jezusi i kish dishepuj, ata dhe qyqja e malit që këndon trishtimin e braktisjes. “Ku-ku”, refreni i njohur i shpendit vajtues nuk është më vetëm për legjendën, por për realitetin e arratisë së njerëzve.
Jemi jashtë çdo vëmëndje të këtij pushteti – thonë kur takohesh me ta. Jetojmë mes vështirësive. Askush nuk e çon mëndjen te rruga që as me fuoristradë nuk kalohet ndërkohë që inertet janë në buzë të rrugës.
Tek sa sheh një situatë të tillë , ndjen vetëm trishtim!
Trishtim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu