Në Gaza, mbi 13 mijë të vrarë nga sulmet izraelite

0

Ministria e shëndetësisë së Hamasit ka deklaruar se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite është mbi 13 mijë dhe se 30 mijë të tjerë janë plagosur në Gaza.

Në përditësimin e saj të fundit për numrin e viktimave, ministria tha se 13 mijë njerëz, përfshirë 5,500 fëmijë, janë vrarë që nga 7 tetori.

Raportohet se më shumë se mbi 700 mijë persona janë strehuar në objektet e drejtuara nga UNRWA, thekson agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.

Ndërkohë, kushtet e mbipopulluara po shkaktojnë “rreziqe të rënda shëndetësore dhe mbrojtjeje” për ata njerëz që janë të zhvendosur, si dhe po shkaktojnë një taksë të rëndë për shëndetin e tyre mendor. Gjithashtu, OKB sqaron se dëmtimi i infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve po shton rreziqet e shëndetit publik.

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor dhe mori mbi 200 pengje izraelite në enklavë.

Që atëherë, Izraeli ka vazhduar sulmet e tij ajrore dhe tokësore në Gaza, duke bombarduar kampin më të madh të refugjatëve dhe spitalin më të madh në Gaza. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1,200.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu.

Ndërkohë, Izraeli mban mijëra të burgosur palestinezë në paraburgim administrativ, pa të drejtë gjykimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu