Në çmendinën tonë nuk kemi të çmendur

0

Skruan Sokol Pepushaj

Pse Babloku është bërë si delja e zezë në çdo takim mes liderëve ndërkombëtar?!

Edhe në Shkup la nam…

Në fakt, as ishte më i gjati, as më i bukuri, as më torollaku, por në ekuacionin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e gjeostrategjik të vargmaleve të Ballkanit Perëndimor, ku secili ‘i qan hallin kalorësit përbri pse i varen këmbët’, Babloku ynë, që e kalon kohën si barash balosh me charter privat, nxori shkumësin e shkroi në “ballë” të Alexandër Soros, të cilin e merr me vete, si dikur McGonigalin.

Unë nuk jam i çmendur, paratë që jep BE-ja di t’i numëroj…

Aty, tek fondet e BE-së për vendet e Ballkanit perëndimor, u ndez kondestatori i artikulimit, duke lënë diku në cep të harresës Veriun e Kosovës, që miku i tij Aleksandër Vuçiç i ka vënë syngjinë në kraharor.

Kështu vetë gërvishtet Babloku, për t’u bërë lajm.

Batis veten në batak të Ballkanit, për t’i dhënë mesazh Amerikës, se në çmendinën tonë nuk kemi asnjë të çmendur.

Nëse i afrohemi pak neuropsikiatrisë së fshatit tonë, shohim se jo vetëm çmendina nuk ka të çmendur, po as qeveria qeveritarë, as opozita opozitarë, as politika politikanë, as zyrat zyrtarë dhe as fshatrat fshatarë.

Secili ka ikur nga çmendina e vet, i ka hipur vagonit të vet, prandaj Babloku nuk ka ç’jep tjetër, përveçse të selitet në hinkë të silurit antiamerikan, për t’ju larguar sa të mundet takimit me drejtësinë, që e pret krahë hapur.

Krah përvjelë, Babloku shet qumësht gomarice me shpjegimin, mos u ngutni skllevër, akoma nuk keni parë asgjë, pasi jo Altin Dumani, por as Amerika në çmendinën tonë nuk gjen asnjë të çmendur. /Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu