Aktorja e njohur e “Shtëpiakeve të dëshpëruara”, Felicity Huffman, po qëndron në burg për shkak të mashtrimit të rezultateve të vajzës, për ta futur atë në një prej kolegjeve më të mira në SHBA. Por ndërkohë që mamaja e saj po vuan dënimin, çfarë do bëhet me studimet e vajzës?
Bordi i kolegjit ka vendosur që Sophia të japë një provim për t’u pranuar, meqë nuk ka prova se ajo është e përfshirë në mashtrimin që ka bërë nëna e saj. Sophia ka shumë dëshirë të vazhdojë studimet në këtë shkollë e me sa duket është shumë afër për ta bërë realitet.