Ndryshon orari i transmetimit, ja kur do ta ndiqni “Lule të vetmuara” në TV Klan

0

Këtë vit TV Klan ka sjellë një sërë serialesh të reja shumë të ndjekur nga publiku, një ndër to edhe seriali “Lule të vetmuara”. Ky serial i cili flet për jetën e vajzave në një jetimore, do të ketë një orar të ri transmetimi.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani. Në një postim, Dumani njofton se prej 27 Janarit “Lule të vetmuara” do të transmetohet në 16:05. Pas tij, në orën 18:20 do të nisë transmetimin seriali më i ri “Sulejmani i madhërishëm”.

Tanimë teleshikuesit do të mund të ndjekin dy seriale rresht njëri-pas tjetrit në orarin e pasdites.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu