Aktorja turke, Gokce Bahadir, ka fituar zemrat e shikuesve me rolin e Oja-s në serialin “Vrasje të Vogla”.
Por, ajo që bie në sy nga eksperienca e gjatë e 37-vjeçares në seriale është se me kalimin e viteve ajo sa vjen dhe zbukurohet.
“Sabah” sjell në vëmendjen e publikut një foto të vjetër të aktores, ku shihet qartë ndryshimi me formën e saj aktuale.
Bahadir, duke nisur nga viti i largët 2001, është paraqitur në 12 seriale turke, i fundit i të cilëve është “Vrasje të Vogla” dhe transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte