‘Ndodh kudo’!
Pas Dritan Hilës dhe Mira Kazhanit, është radha e Delina Ficos, bashkëshortes së Bledi Çuçit, ministër i Brendshëm, që të vrasë për herë të dytë Jonadën e vogël që dje humbi jetën tragjikisht nga skafi i komisarit të policisë, Arjan Tase.
Fico shkruan në një postim në rrjetet sociale se ngjarje si ajo e djeshmja në Himarë ndodhin kudo, në çdo vend të botës.
Përveçse i duhet të mbrojë me çdo kusht Edi Ramën, halli që ka Delina është i dyfishtë, sepse ka bashkëshortin ministër, dorëheqjen e të cilit tashmë po e kërkon e gjithë Shqipëria.
Deklarata skandaloze e Delina Ficos ka sjellë reagime të forta në rrjetet sociale, pasi ajo po justifikon vrasjen e të miturës nga skafisti polic. Dhe për më tepër qeveria, kryeministri dhe ministrat po tentojnë të zvogëlojnë përmasat e tragjedisë duke e relativizuar si diçka normale, fundja, ndodh kudo…
Ja çfarë shkruan bashkëshortja e Bledi Çuçit: