Shkruan Qamil Gjyrezi
Me datë 28. Dhjetor. 2025 u zhvillua në Teatrin ‘Migjeni’ të Shkodrës, “Ndërmendje”, koncerti gala i fundvitit. “Ndërmendje” erdhi si një traditë e bukur për Shkodrën një urim përmes muzikës, elegancës dhe emocioneve.
Programi i koncertit ishte përzgjedhur me shumë shije, me autorë me famë botërore si: J. Strauss, F. David, A. Vivaldi, C. Frank, J. Marks, M. Eriksen, F. Chopin, G. Gershwin, etj. dhe autorë shqiptar si: A. Naçi, T. Harapi, P. Jakova. Orkestra Simfonike e Shkodrës e drejtuar nga muzikantja me njohje ndërkombëtare, dirigjente dhe pianiste Elda Laro dhe Kori i qendrës kulturore të fëmijëve ‘Kujtim Alija’ prezantuan para publikut shkodran një koncert me nivel të lartë artistik i menduar me shumë profesionalizëm dhe kulturë. Drejtuesja artistike dhe dirigjentja e talentuar Elda Laro e njeh shumë mirë dhe e kupton shijen e publikut shkodranë, falë talentit dhe eksperiencës me muzikantë të nivelit të lartë nga Europa dhe Amerika.
Në skenën e Teatrit Migjeni performuan me shumë pasion dhe profesionalizëm:
• Marigona Qerkezi – soprano, me një vokal dhe performacë shumë të mirë.
• Ardita Meni – soprano, një këngëtare që këndon shumë bukur.
• Nikol Tuka – piano, pianiste me një teknikë dhe tingull të nivelit të lartë.
• Anton Guri – trombon, instrumentist fryme me tingull, teknikë dhe nivel europian.
• Ergi Papadhimitri – violinist & koncertmaestër, i cili luajti me një teknikë të nivelit të lartë muzikën e Vivaldit. Kori e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” dhe Orkestra Simfonike të Shkodrës, nën dirigjimin e Elda Laro dhe Erio Daja. Ndërmendje ishte një mbrëmje që bashkoi emocionin në një urim të përbashkët për Shkodrën. Instrumentistët dhe këngëtarët që kënduan dhe luajtën në këtë koncert, janë të rinj me përvojë në skenat shqiptare dhe europiane me të ardhme shumë të mirë artistike.
Siç shkruajta më lart, e gjithë kjo atmosferë i dedikohet drejtueses artistike dhe dirigjentes Elda Laro. Qëllimi i shkrimit ishte koncerti ‘Ndërmendje’ dhe me këtë rast po analizoj dirigjenten dhe pianisten Elda Laro, në planin semiotik ose ‘shenjat muzikore’, mendore që ndikojnë tek muzikanti.
Në semiotikën e muzikës, dirigjenti dhe pianisti nuk janë vetëm ekzekutues të tekstit muzikor, por prodhues ‘shenjash’. Ata veprojnë si ndërmjetës mes partiturës (shenja e shkruar) dhe përjetimit estetik të publikut (shenja e përjetuar). Në këtë kuadër, Elda Laro shfaqet si një figurë ku trupi, gjesti, koha, heshtja dhe timbri formojnë një sistem të plotë shenjash, në kuptimin e Roland Barthes, Umberto Eco dhe Yuri Lotman. Elda Laro operon në dy fusha semiotike njëkohësisht: si pianiste: ajo komunikon përmes kontaktit fizik me instrumentin si dirigjente: ajo komunikon përmes gjestit simbolik me trupin e saj. Ky dyfishim krijon një semiotikë të zgjeruar, ku piano është trup i zërit dirigjimi është gjuhë e heshtur. Në interpretimet orkestrale me karakter lirik, ajo përdor: gjeste të rrumbullakosura → shenjë e rrjedhshmërisë
mungesë theksimi brutal → shenjë e frymës kantabile
Kjo përputhet me idenë e Barthes-it për “shenjën e butë”, që sugjeron më shumë sesa imponon.
Si pianiste, Elda Laro ndërton kuptimin përmes:
-artikulimit të qartë të frazës
-balancës timbrike
-kontrollit emociona.
Te ajo, pianoja nuk është thjesht instrument: ajo “flet” ndërton rrëfim muzikor.
Kjo përputhet me konceptin e Eco-s për interpretimin bashkëpunues, ku interpretuesi nuk e mbyll kuptimin, por e hap atë për dëgjuesin. Pa rënë në klishe, prania e Elda Laros si dirigjente femër funksionon edhe si:
-shenja e thyerjes së një kodi tradicional
-simbol i transformimit të diskursit muzikor shqiptar
Ajo shfaqet përmes autoritetit të qetë, që në semiotikë është një formë e fuqishme komunikimi. Si përfundim Elda Laro ndërton kuptime përmes gjestit, zërit dhe heshtjes. Koncerti ‘Ndërmendje’ dhe eksperienca e dirigjentes Elda Laro, janë një provë e pakundërshtueshme që publiku shkodran dhe ai shqiptar do të provojnë në të ardhmen emocione dhe ndjenja të veçanta nga muzikantja me shumë talent, që fillimet e saja i ka pasur në Shkodër në Shkollën mitike ‘Prenk Jakova’.
English
“Ndërmendje” 2025 and the Semiotics of pianist and conductor Elda Laro
“Ndërmendje”, the end-of-year gala concert, took place nn December 28, 2025, at the ‘Migjeni’ Theater in Shkodra. “Ndërmendje” came as a beautiful tradition for Shkodra, a ‘congratulation’ through music, elegance and emotions. The concert program was selected with great taste, with world-famous authors such as: J. Strauss, F. David, A. Vivaldi, C. Frank, J. Marx, M. Eriksen, F. Chopin, G. Gershwin, etc. and albanian authors such as: A. Naçi, T. Harapi, P. Jakova. The Shkodra Symphony Orchestra, led by internationally renowned musician, conductor and pianist Elda Laro, and the Choir of the ‘Kujtim Alija’ Children’s Cultural Center presented to the Shkodra public a concert of high artistic level, conceived with great professionalism and culture. The artistic director and talented conductor Elda Laro knows and understands the taste of the Shkodra public very well, thanks to her talent and experience with high-level musicians from Europe and America. On the stage of the Migjeni Theater, the following players performed with great passion and professionalism: • Marigona Qerkezi – soprano, with a very good vocal and performance. • Ardita Meni – soprano, a singer who sings very beautifully. • Nikol Tuka – piano, pianist with a high-level technique and sound. • Anton Guri – trombone, wind instrumentalist with a european sound, technique and level. • Ergi Papadhimitri – violinist & concertmaster, who played Vivaldi’s music with a high level of technique. -The Choir of the Children’s Cultural Center “Kujtim Alija” and the Shkodra Symphony Orchestra, conducted by Elda Laro and Erio Daja. ‘Ndërmendje’ was an evening that united emotion in a common congratulation for Shkodra. The instrumentalists and singers who sang and played in this concert are young people with experience in the Albanian and European scenes with a very good artistic future. As I wrote above, this entire atmosphere is dedicated to the artistic director and conductor Elda Laro. The purpose of the article was the concert ‘Ndërmendje’ and on this occasion I am analyzing the conductor and pianist Elda Laro, in the semiotic plan or ‘musical signs’, mental that affect the musician. In the semiotics of music, the conductor and the pianist are not only executors of the musical text, but producers of ‘signs’. They act as intermediaries between the score (the written sign) and the aesthetic experience of the audience (the experienced sign). In this context, Elda Laro appears as a figure where the body, gesture, time, silence and timbre form a complete system of signs, in the sense of Roland Barthes, Umberto Eco and Yuri Lotman. Elda Laro operates in two semiotic fields simultaneously: as a pianist: she communicates through physical contact with the instrument as a conductor: she communicates through symbolic gesture with her body. This doubling creates an extended semiotics, where the piano is the body of the voice, the conducting is a silent language. In orchestral interpretations with a lyrical character, she uses: rounded gestures → a sign of fluidity, a lack of ‘emphasis’ → a sign of cantabile spirit. This is consistent with Barthes’ idea of the “soft sign,” which suggests more than it imposes. As a pianist, Elda Laro constructs meaning through: -clear articulation of the phrase -timbral balance -emotional control For her, the piano is not simply an instrument: it “speaks” and constructs a musical narrative. This is consistent with Eco’s concept of collaborative interpretation, where the performer does not close off meaning, but opens it up for the listener. Without falling into clichés, Elda Laro’s presence as a female conductor also functions as: -a sign of breaking a traditional code -a symbol of the transformation of Albanian musical discourse She appears through quiet authority, which in semiotics is a powerful form of communication. In conclusion, Elda Laro constructs meanings through gesture, voice, and silence. The ‘Ndërmendje’ concert and the experience of conductor Elda Laro are irrefutable proof that the Shkodra and Albanian audiences will experience special emotions and feelings in the future from the very talented musician, who had her beginnings in Shkodra at the mythical ‘Prenk Jakova’ School.








