Ndër ne

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ndër ne
Me e keqja hyrë ndër ne,
Që s’di tjetër shuaj e shaj,
Zot pa goj na i lër kusart,
Dhe pamja ashtu u ngjanë.
Për ndryshime kthy n’cabok,
Brenda shpirtit si kuçedra,
Kapë n’dorë e mbledh me okë,
Grabitqarë me shumë kthetra.
Rrokull m’rrokull po e shtyjnë,
Paftyrësinë në modernizëm,
Prite Zot me ju dalë në shteg,
T’tjetërsojnë e t’kthjenë n’dreq,
Nam e zë janë ka përcjellin,
Lëkura e ftyrës bërë shollë,
Hedh me grumbull anës tjetër,
Fija krejtë u ka shku n’të hollë,
Trima të fortë tek bereqeti,
Me mbush bankat pa hesap,
Fort lakmi ja u ka dhe Dielli,
Për atë nurë, që na i ka kapë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu