Nazan është gjallë dhe e mbyllur në një shtëpi të braktisur. Prapa kësaj fshihet Emel e cila po zbaton planin e saj për të çmendur Xhemrenë. Nga ana tjetër Xhemre fajëson veten për zhdukjen e Nazanit dhe vazhdon të drogohet nga halla e saj.
Ajo vendos të dorëzohet në polici dhe deklaron se ka vrarë Nazanin. Feride dhe vajzat nisin të dyshojnë se Emel i ka bërë diçka Xhemres. Nazan arrin të shpëtojë dhe bashkohet me fëmijët e saj. Mesude dhe Kemal dalin para gjykatës për t’u divorcuar. Ejlyl tani ka shpresë se mund të kthehet në shtëpi. Banusë i prishen planet e të ardhmes me Ekremin dhe ia lë përgjegjësinë Kaderit. Vajzat vendosin të shpëtojnë Xhemren nga kthetrat e Emelit. A do të munden ato të shpëtojnë shoqen e tyre? Na mbetet ta mësojnë këtë javë me episodet e reja çdo pasdite ora 16:10 në TV Klan./revistawho.com