Xhemre shkon në polici dhe vetëdorëzohet për vrasjen e Nazanit. Emel gëzohet kur e mëson këtë pasi plani i saj po ecën siç duhet. Meral rrezikon të kapet mat nga Ihsani teksa ndodhet në shtëpinë e tij. Songyl i tregon Ferides se Emel e keqtrajton Xhemren.
Nazan arratiset nga shtëpia ku e mbajnë të mbyllur. Atë e ndihmon një çift me makinë të cilët e çojnë në komisariat. Të gjithë gëzohen kur e shohin Nazanin gjallë. Nazan takohet me Serkanin dhe Defnen. Xhemre mëson se Nazan nuk ka vdekur.
Nazan jep dëshminë e saj për rrëmbimin. Ajo habitet kur mëson se e dyshuara kryesore është Xhemre. Xhemre i thotë Nazanit se nuk dëshiron që ajo të vdesë. Xhemre shpëton falë Nazanit.
/revistawho.com