Nazan aksidenton Gokhanin, ai përfundon në spital, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Nazan ndjek Gokhanin nga pas për ta ndaluar që ai të mos i tregojë të vërtetën Xhemres. Nazan aksidenton nga pakujdesia Gokhanin. Ajo largohet nga vendi i ngjarjes e frikësuar. Kalimtarët e gjejnë Gokhanin pa ndjenja në mes të rrugës dhe thërrasin ambulancën. Songyl shkon në festë por rojet mendojnë se ajo është kamariere.

Gynej dëshiron t’i bëjë dhuratë një fustan Songylit por ajo keqkupton gjithçka. Zejno gëzohet kur mëson se Ejlyl është ndarë nga Serkani. Nazan përplas makinën e saj me një mur për të fshehur ngjarjen.

Emine merr lajmin e aksidentit të Gokhanit dhe tronditet. Songyl kupton që Zejno fshihet pas mesazhit të Kemalit dhe zihet me të. Zejno i mohon akuzat por Songyl e ka kuptuar tashmë lojën e saj. Vajzat mësojnë se Gokhan është aksidentuar./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu