Naim Murseli bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar për organizimin e vrasjes së viktimës ka dalë sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës si i akuzuar për vrasjen e gruas së tij.
Murseli ka hyrë në nga një hyrje tjetër të gjykatës, për t’iu fshehur mediave.
Ndërkohë, ende nuk ka informacion nëse dy të akuzuarit e tjerë ndodhën në gjykatë apo do të sillen më vonë. Granit Plava u pagua nga Naim Murseli me shumën prej 30 mijë eurosh për vrasjen e Liridonës. Ndërsa Kushtrim Kokalla, nipi i Murselit, akuzohet si bashkëpunëtor në krim. Ai ishte pjesëtar i FSK-së.
Tashmë seanca ka nisur dhe pritet vendimi nga gjykata. Aty kanë mbërritur edhe familjarë të Liridona Ademajt.