Shkruan Qamil Gjyrezi
Një falenderim edhe obligim, për Kryetarin e Bashkisë Z. Beci dhe drejtuesit e kulturës së bashkisë aktuale që mbështesin muzikën vokale të kënduar nga artistë amatorë dhe profesionistë të përkushtuar. Suksese artistëve amatorë dhe profesionistë që këndojnë muzikën vokale në aktivitetet në Kosovë, Gjakovë dhe Shkodër.
Po Shkodra i ka të gjitha potencialet artistike dhe intelektuale të pëfaqësohet më një ‘Kor të madh’, me emrin e simbolit të Shkodrës ‘Prenk Jakova, krijues i Operas’. Shkodra është qyteti i muzikës dhe kulturës dhe në historinë e saj ka kultivuar muzikën instrumentale dhe vokale. Një prej simboleve të muzikës vokale është edhe kompozitori Prenk Jakova. Me fizarmonikën në shpinë, pa projekte dhe ‘propagandë’ ai kultivonte muzikën vokale në të gjitha shkollat e qytetit të Shkodrës.
Muzika është art që kërkon pasion dhe është mision, sidomos në Shkodër. Shtëpia e kulturës e Shkodrës, para viteve 0-të ka patur një kor që ka përfaqësuar me dinjtet Shkodrën, duke kënduar muzikën shqiptare, të huaj, klasike etj. Mbas viteve u krijuan disa kore sic ka qenë edhe kori ‘Rozafa ekspresion’, që duhen falenderuar për kontributin e tyre. Mbas 34 vitesh në Shkodër propozoj një kor të madh të drejtuar nga dirigjentët e Korit, që kanë mbaruar studimet akademike në Shqipëri dhe jashtë.
Për të kënduar muzikën serioze, në një kor duhen soparano, alto, baritonë dhe bass me nivel të lartë, për të luajtur me kërkesat e kohës dhe arritjet vokale botërore. Në këtë kontekst propozoj: ‘Festivalin e koreve të shkollave të mesme të Shkodrës’, që duhet të drejtohen nga dirigjentë kori, me diplomë ose muzikantë që duan të përhapin muzikën korale në Shkodër. Propozoj që korin e madh të Shkodrës, ta drejtojnë dirigjente të reja të korit të talentuara Fjoralba Duli dhe Kristi Ndoja. Festivali i teatrove në Shkodër, ishte shembulli më I mirë I prezantimit të të rinjve shkodranë që e duan tearin.
Edhe njëherë suksese artistëve shkodranë, instrumentistëve dhe këngëtarë në aktivitetet në Shqipëri dhe Kosovë. Si përfundim mendoj se mbas 34 vitesh, se ka ardhur koha: -‘Chorus conductor chorum ducit, -compositor componit, -instrumentalis instrumentum agit,,,,, -Dirigjenti i korit drejton korin, -kompozitori kompozon, -instrumentisti luan ne instrument. Shkodra është simboli i Muzikës dhe artit,