Mungon në serial prej disa ditësh, Merve bëhet operacion

0

Aktorja e cila luan rolin e Merves prej disa ditësh nuk është shfaqur në serialin që transmetohet në TV Klan pasditeve. Hera e fundit kur Merven e pamë në serial ishte kur ajo me vajzën e saj, Mila u larguan nga shtëpia fshehtas për t’i shpëtuar skandalit që bëri Keremi. Gjatë xhirimeve të këtyre episodeve, aktorja Aslihan Gurbuz nuk ka mundur të jetë pjesë e serialit sepse ka pasur probleme me shëndetin.

Fansat ishin të shqetësuar për gjendjen e saj dhe kërkonin që ajo me patjetër të ishte në serial. Ata madje kritikuan edhe faktin që regjisorët përdorën një dublante për ta zëvendësuar Merven. Për disa javë aktorja ka qenë duke u kuruar nga hernia diskale lumbare dhe ka bërë një operacion. Këtë e bëri të ditur vetë ajo me një postim në rrjete sociale ku shkruante se tani është më mirë. Merve do të rikthehet në serial pas disa ditësh./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu