Motra e Shehrezades bën deklaratën shokuese: Familjes i vjen turp nga puna që bëj

0

Aktorja Berguzar Korel e cila njihet si “Shehrezade” është së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave turke pas deklaratës së motrës së saj. Motra e aktores, Zeynep Korel ka deklaruar se familjes së saj i vjen turp nga puna që ajo bën.

Zeynep punon si pastruese dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndonëse nuk ka asgjë të keqe rreth këtij profesioni, familja e aktores duket se nuk e pranon dot faktin që Zeynep të punojë pastruese. “Kur mësuan se punoja pastruese vendosën të ma mbyllnin gojën. Më thanë nëse e bën publike do të ndërpresim çdo marrëdhënie me ty. Më bënë bllok të gjithë familjarët.

U mërzita por thashë do ia lë kohës. Ato duan të më marrin lirinë e të folurës edhe pse jam në Amerikë? Çfarë nuk thanë për mua! Shpikën sikur unë i paskam kërkuar Berguzares para. Ndërkohë që unë këtu punoj me forcat e mia. Ne jemi një familje nuk funksionojmë dot bashkë”, tha motra e aktores për mediat turke./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu