Mosketierët e krimit

0
Shkruan Zef Ndreka
Çdo ditë e më tepër analizohen e dalin fakte të reja për krimin shtetëror të 21-janarit, por çdo ditë e më tepër mosketierët e krimit bëhen bashkë për të bërë të mundur degjenerimin e krimeve dhe mundësisht harresën e saj, pavarësisht dhimbjes së familjarëve dhe jetimëve të mbetur pa prindër.
Dëshmitë dhe faktet mbetën uluritëse per një shtet të së drejtës. Por loja e stërzgjatur me drejtësinë për të vënë para përgjegjësisë përsonat përgjegjës, haset pikërisht në aleancën e këtyre moskëtiereve politik të krimit, në barrikadën e tyre mafioze përballë drejtësisë.
Sot, më shumë se asnjëherë tjetër kupton si ka qënë dhe vazhdon të jetë bashkëpunimi mes Saliut dhe Ramës, gjithashtu edhe në mes të opozitës dhe pozitës në këtë çështje delikate e kriminale sidomos tashmë që ka folur dhe Strasburgu.
Në morinë e fakteve dalin dita ditës do të theksoja dy, që flasin vetë:
– Shefi i Policisë z.Rrumbullaku, ashtu siç ka qënë drejtues Ii komanduar me 21 janar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ashtu është dhe sot, Drejtor i Policisë por tashmë i vënë nga Rama!
Pra Rumbullaku 2 do të investigoje Rumbullakun 1 në kohën e krimit të qeverisë Berisha!
– Gjyqtari kryesor i Shkallës së parë që e futi çështjen në kalendat greke duke i quajtur vrasje nga pakujdesia, bëri që, si urdhëruesit ashtu dhe zbatuesit e krimit të dalin pa lagur, e ka kaluar Vetingun dhe vazhdon të bëjë “drejtesi” sot!
Në respekt të së vërtetës dhe të 8 fëmijëve që banda urdhëruese, nxitëse dhe ajo zbatuese lane jetime duke ju vrarë prindërit në mes të ditës në bulevard me duar në xhepa!
Ndërkohë që Berisha deklaroi pa pikë turpi publikisht që u vrane :
– ⁠ me thika me helm.
– ⁠me çadra pistolete.
– ⁠me Stilolapsa pistolete.
Të paktën, ish Ministri i Brëndshëm që komandonte jashtë gardhit Policisë, garden dhe Rrumbullakun, ka rastin të tregoje se cila nga këto mjete pati më shumë efikasitet!
Prandaj heshtja tregon se këta mosketierë ishin dhe janë bashkë pikërisht për të mbuluar brënda vetës, si vrasjet ashtu dhe vjedhjet që kanë bërë ndër dekada.
Pra, çdo ditë e më shumë, tregohet qartë se këta musketierë të krimit, bëhen më shumë të bashkuar për të bere të pamundur hetimin e saktë, të drejtë e ligjor, në perputhje edhe me vendimin e Strasburgut.
Gjithsesi, po presim…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu