Satelitë komercialë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mund të bëhen objektiva legjitime për Moskën nëse përfshihen në luftën në Ukrainë, ka kërcënuar një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme ruse raporton The Guardian.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Konstantin Vorontsov, zëvendësdrejtor i departamentit të ministrisë së jashtme për mospërhapjen dhe kontrollin e armëve, tha: “Infrastruktura kuazi-civile (objekte dhe veprime nga organizatat jofitimprurëse) mund të jetë një objektiv legjitim për një sulm hakmarrës. Po flasim për përfshirjen e komponentëve të infrastrukturës hapësinore civile, përfshirë ato tregtare, nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në konfliktet e armatosura.”
Agresioni i Moskës në Ukrainë ka vrarë dhjetëra mijëra, ka minuar rimëkëmbjen ekonomike globale pas Covid dhe ka shkaktuar konfrontimin më të rëndë me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, shkruan the Guardian.