Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai tha: “Publikimet ruse në internet përhapën informacion duke m’u referuar mua, që Kievi është i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve është i pamundur. Mos i besoni gënjeshtrat. Besoni vetëm informacionet nga burimet zyrtare”.
BBC shkruan më tej se si gjithnjë situata mbetet fluide.
Në kryeqytetin ukrainas mbetet në fuqi shtetrrethimi. Shumë prej banorëve janë strehuar në bodrume dhe stacionet nëntokësore.