Mocioni për debat i kësaj të enjte konfirmoi atë që dinim: Rama nuk do të përgjigjet për çështjen McGonigal. Ashtu siç rrëfen dhe kronika e Lapsi.al, ai i’u shmang të gjitha dilemave të ngritura në publik, stigmatizoi, fyeu dhe ironizoi madje edhe aktakuzën amerikane ku përmendet plot 14 herë, e lexoi në anglisht dhe jo në shqip.
Qëllimi i tij qe i qartë: të mos linte gjurmë dhe të shpërndante vëmendjen. Madje në shërbim të kësaj strategjie ishte edhe prodhimi i një lajmi, sa bombastik aq dhe spekulativ, për një non grata të re, që u përgënjeshtrua menjëherë nga ambasada e SHBA.
Rama: një tjetër “non grata”, ambasada e SHBA përgjigjet për Lapsi.al
Në këtë kuptim, ai ndoqi të njëjtën strategji të daljeve në media pa thënë asgjë, të mospranimit për ti’u nështruar pyetjeve të interpelancës dhe të qëndrimit antikushtetues: nuk dua unë, prandaj s’ka për të pasur kurrë komision hetimor për këtë çështje.
Tani është e qartë edhe sikur këto të ndodhin, edhe sikur kryeministri të vendosë të mos ikë nga salla pasi flet vetë, edhe sikur një dorë magjike ta detyrojë ngritjen e komisionit, ai do të mbajë sërish të njëjtin qëndrim: “Nuk dua të përgjigjem dhe të jap llogari”. Prandaj këtej e tutje është e kotë të vazhdohet ti kërkohet atij të bëjë atë që nuk do për ish mikun McGonigalë
Natyrisht kjo nuk është një thirrje që opozita ti dhurojë pak më shumë paqe liderit të plotfuqishëm. Por një ftesë për reflektim që kundërshtarët e Ramës të kuptojnë gjendjen reale se ku ka degraduar regjimi rilindas. Ne gjendemi sot në një sistem personal kryeministror dhe jo në një republikë parlamentare. Edi Rama e ka projektuar vetën mbi ligjin dhe llogaridhënien. Siç deklaroi dhe vetë në “Opinion”, ai po të dojë nuk shkel në kuvend, ai jep urdhër të mos ngrihet komisioni hetimor, ai nuk do dhe nuk u përgjigjet pyetejeve të deputetëve. Prandaj është e kotë që këta të fundit të lodhen duke i kërkuar Ramës përgjigje për McGonigalin. Ai nuk do ta bëjë kurë për sa kohë i ka të gjitha në dorë. Ai nuk do të pranojë deri sa ka mundërsi të përdhunojë politikisht Lindita Nikollin, të tredhë Taulant Ballën, të mbajë peng një Gjykatë Kushtetuese, ekzistenca e së cilës justifikohet me moszgjidhjen e problemeve.
Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në
Të gjithë duhet të kuptojnë se zgjidhja nuk vjen duke detyruar Ramën brenda kornizave të sistemit pervers që ka ndërtuar vetë, por duke punuar për ta shkatërruar atë. Prandaj, objektivi, jo vetëm i opzitës, që vazhdon ti bjerë murit me kokë, por i gjithë shoqërisë, sot, duhet të jetë përmbysja e këtij rendi të gjërave, që i lejon një njeriu të jetë mbi ligjin.