Mos e godit shtëpinë e tjetrit, kur tënden e ke prej xhami!

0

Shkruan Namir Lapardhaja

Pasi ke hedhur vrerë, baltë, ke sharë dhe ke shpifur, ke intriguar dhe trilluar, ke manipuluar dhe përdorur njerëzit për keq, ke djegur dhe shkatërruar gjithçka për të mos e pasur askush meqenëse nuk e ke as ti, vjen një moment që Zoti të turpëron dhe e gjithë kjo të kthehet kundër, sepse aty, në mes të shtëpisë, të kanë ndyrë m’u në mes të dhomës, m’u bash në odën e miqve, dhe ti je i pafuqishëm të reagosh: ta heqësh ndyrësinë, vjen erë; ta lësh aty, vjen sërish erë.

Ndërkohë, më parë, e ke mbledhur papastërtinë nga është dhe nga s’është në një mutsihane të madhe, e ke bërë top dhe me të ke spërkatur këdo që nuk të është bindur dhe nuk të ka ardhur pas avazi.

Por sot ajo është aty, për t’u kthyer dhe për të të mbuluar të gjithin.

Ndaj, shprehja e urtë arabe thotë: “Mos e godit shtëpinë e tjetrit, kur tënden e ke prej xhami!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu