Mos dija e mos njohja

0
Shkruan Zef Ndreka
Mos dija dhe mos njohja jonë, na vërbojnë përherë!
Ndryshe nuk kam si e kuptoj një pjesë të demokratëve, nqs do mund t’i quaj kështu që gënjehen lehtë!
Vetëm në Shqipëri mund të ndodhi kjo që ka ndodhur me PD-në dhe forcat tjera politike.
Që një përson non grata nga njëra anë dhe një drogmen nga ana tjetër, nga të korruptuar që përdorin pushtetin e dhuruar nga populli me vota e me vjedhje, të marrin zvarrë partitë politike, grupet parlamentare, një pjesë demokratësh e socialistësh.
Por, edhe një rini të pa arsimuar, që bëjnë tifozllëk partiak, me Berishën e Ramën. Kjo, për mendimin tim ndodh, se për 30 vite, shqiptarët u mësuan keq me Berishën, Nanon, Metën dhe Ramën.
U mësuan të hanë qyl nga partite e tyre politike, në familjet e tyre, ashtu siç edhe familjet e tyre hengren qyl nga partitë në pushtet!
Dhe kjo, për rininë sidomos, vjen trashëgimì tifozllëku nga prindërit dhe gjyshërit. Kjo vjen nga mosdija dhe mosnjohja, në thelb si popull dembel dhe jo arsimdashës brënda territorëve shqiptare.
Mbase, do kishte qënë më mirë të emigrohej nga të gjithë, e të provohej si jetohet me punë , çfarë sakrificash bëjnë shqiptarët në emigrim dhe fëmijët e tyre në shkollë.
Nuk e kuptoj si jetojnë ne Shqiperi më mirë nga ne në gjermani , pa punuar ! Kafe, restorantet plot ! Plazhet po ashtu!
Në fakt, demokraci do të thotë rregull, punë , arsimim, zhvillim!
Jo drogë, krim e papunësi që ka ofruar politika deri me tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu