Mori fund projekti hegjemon serb ‘Ballkani i Hapur’

0

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka thënë se sot ka marrë fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur” dhe ka triumfuar Procesi i Berlinit.

Në një postim në facebook Tahiri thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ka pasur fytyrë të marrë pjesë sot në Samitin e Berlinit 2022

Vuçiçi sot nuk pati fytyrë të marrë pjesë në Samitin e procesit të Berlinit për dy arsye: e para një kërcenues i hapur i sigurisë dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend në një Samit që synon paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm ne Ballkan, dhe aryeja e dytë është që sot mori fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur” ndërkaq definitivisht mbizotëroi procesi i Berlinit per Ballkanin Perëndimor te gjashtë vendeve WB6. Për ngarendesit e ‘Ballkanit te hapur’ që prodhoi nje tandem të çuditshëm “Rama-Vuçiç’ tashmë mbaroi ky projekt i dëmshëm serbo-rus. shkruan Tahiri.

Në samitin e Berlinit, kryesuesi i takimit Olaf Scholz, ka bërë thirrje për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit ndërsa theksoi rëndësinë e marrëveshjeve të nënshkruara nga 6 vendet për letërnjoftimet dhe diplomat.

Gjatë qëndrimit në Berlin, kryeministri Kurti ka takuar edhe shefin e diplomacisë së BE-së në Berlin. Borrel ka dënuar djegien e automjeteve në veri të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu