Monika Kryemadhi: Pse gënjeni, treçereku i Shqipërisë “non grata” është, apo jo?!

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se deputetë të PD-së janë kërcënuar se do të shpallen “non grata” nëse kalojnë në grupin e Sali Berishës.

“Shtëpia e Lirisë nuk është një individ, janë 11 deputetë. Dhe nuk janë dosido. Ka edhe deputetë të tjerë që nuk kanë fuqinë e këtyre. I kanë shpallë të gjithë deputetët e PD-së që po shkuat te Berisha do t’ju bëjmë non grata. I çmendin njerëzit, i torturuan, u kërcënojnë familjen. Jo të gjithë njerëzit i përballojnë”, tha Kryemadhi në emisionin “Frontline” në “News 24”.

Teksa u ndal te koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, kryemadhi u shpreh se është më mirë të jesh i lirë në shtëpinë tënde se sa te shtëpia e Ramës. Kryetarja e LSI-së u shpreh se nuk është turp e herezi të komunikosh me Sali Berishën.

“Nuk është turp të krijosh një mundësi komunikimi me Berishën, se e shikoj si herezi. Këtu është treçereku i Shqipërisë non grata. Po Vangjush Dako që bën fushatë nga mëngjesi në darkë në Durrës nuk është non grata? Po Tom Doshi? Berisha e ka bërë të qartë që çështja e non gratës nuk përfshin pjesën tjetër. Me Berishën nuk kam komunikuar fare për koalicionin. Nuk është puna jonë, është puna e kandidatëve në zone”, tha Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu