Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK si person që ka kallëzuar aferën me incineratorin e Elbasanit.
Në një komunikim për media, pas daljes së saj nga SPAK, Kyremadhi deklaroi se sot ajo paraqiti prova të reja sa i përket incineratorit të Elbasanit që kishin të bënin me mashtrimin dhe vjehdjen e parave.
“Jam thirrur në Prokurorinë e Posaçme si një nga kallëzueset krysore të çështjes së “Incineratorëve” të Elbasanit për të vazhduar dhe verifikuar të gjitha dokumentacionet që janë dorëzuar, por edhe për të vazhduar, për të shtuar dhe për të dorëzuar prova të tjera të cilat administrohen dhe do ti shtohen dosjes së incineratorit të Elbasanit.”
Mund të na thoni cilat janë këto dosje?
“Ajo çka është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të kuptojmë të gjithë është se një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces, pra i verifikimit dhe hetimit të dosjeve të incineratorit të Elbasanit, Fierit apo dhe Tiranës, është se nuk është çështje vetëm e një individi, por e gjithësistemit që ka funksionuar në administrimin dhe grabitjen e parave të qytetarëve shqiptarë. Sot paraqita disa prova të tjera që kanë të bëjnë me mashtrimin dhe vjedhjen e parave të incineratorit të Elbasanit,” tha ajo.