“MKXH” jep lajmin e hidhur, aktori humb njeriun më të dashur

0

Aktori turk Kerem Bursin, shumë i njohur nga roli i “MKXH” në serialin “Dyshja fantastike”, ka ndarë me fansat një lajm të hidhur. Aktori ka humbur një person shumë të dashur, gjyshen e tij.

Kerem publikoi në Instastory një foto me gjyshen e tij dhe shkroi se e do shumë. “Të dua shumë. Pushofsh në paqe”-shkruan aktori teksa mori ngushëllime të shumta nga miqtë, kolegët e fansat. “Do të të dua përgjithmonë”-shtoi Kerem për gjyshen e tij, një nga personat më të dashur në jetë. Kerem Bursin aktualisht është duke xhiruar një serial të ri me titull “Sen Çal Kapimi” i cili ka patur shumë sukses. Megjithatë ndarja nga jeta e gjyshes e ka pikëlluar shumë aktorin. Ai nuk e ka bërë të ditur arsyen e ndarjes nga jeta të gjyshes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu