Mjaft më me tolerime

0

Shkruan Zef Ndreka

Se PD-ja zyrtare ka bërë 1001 gabime nga koha kur nisi përçarja e madhe e saj, e kemi thënë në shumë raste. Madje, shumë e shumë gabime janë bere edhe më parë, të gjitha të lidhura më berishizmin dhe Berishën, i cili pas humbjes tragjike në zgjedhjet e 2013-ës dha dorëheqje, për ti hapur rrugë një epoke të re në PD. Por nuk ndodhi kështu! Berisha asnjëherë nuk ndryshoi, edhe pse ndërronte lëkurën sipas situatave.

Sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e tij kanë qënë përherë kundër interesit të PD-së, duke vënë interesat përsonale e familjare mbi kurrizin e demokratëve e sidomos mbështetësve të tij. Këtë e tregoi pas shpalljes non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, me sulmet e pa para ndaj emrave të përveçëm që ishin kundër tij. Berisha kurrë nuk shpëtoi nga berishizmi, nga ky derivat i stërzgjatur i enverizmit. Por edhe shumë deputetë pa shtyllë kurrizore të zgjedhur nga votat e demokratëve, as mish as peshk në qëndrimet e tyre, treguan sa apolitik janë, sa e pështirë ka qënë lista e harruar nga Berisha në 2021 i cili i vuloste përfundimisht. Toleranca e Bashës ka qënë e habitshme që nga 2013 kur u zgjodhi kryetarë i PD-së, por që ka pranuar të ia tund kambanën Berisha. Ishte e kuptueshme dhe e pritshme kjo kohë e humbur nga toleranca. Basha, në vitin 2021 mori plot 830 mijë vota por u pengua nga Berisha dhe Metaj për tu bërë Kryeministër. Këto të fundit, bashkë me Ramën, e ndërtuan mekanizmin e pengmarrjes së politikës dhe të vendit me strukturimin e trëkëndëshit të Bermudës, që ofrohej si zgjidhje e vetme për shqiptarët. Për këtë u shpenzuan shumë para të korrupsionit, të oligarkëve të përbashkët, të strukturave të shtetit, të KQZ-së etj.

Të gjithë kërkonin statusquonë, duke u bërë bllok kundër PD-së zyrtare, kundër të resë që kërkohej për ndryshim. Toleranca e Bashës që u dorëhoq por më pas edhe e pasuesit dhe gjithë grupit të deputetëve, një pjesë e madhe e të cilave u blenë si gicat në pazarin e Milotit, vunë në gjumë PD-në. Strukturat e saj filluan të shkatërroheshin, të ndaheshin e të përçaheshin si me magji. Aq sa u krijua përshtypja se PD-ja mbaroi, u shua. Kryesia e PD-së nuk funksionoi për shumë kohë. Asnjë vendim nuk zbatohej.

Zgjedhjet vendore për PD-në ishin sfida më e madhe e saj, e cila u përball pa kandidat, por vetëm me siglën e saj. 104 mijë votat e PD-së në zgjedhjet e fundit vendore, pa para, pa media, pa kandidat, pa fushatë, treguan se PD-ja është frymë që nuk shuhet. Sado ta sulmojnë e ta anatemojnë. Edhe në këto kushte, PD-ja mori vota aq sa mori Foltorja e Berishës. Në këto kushte, kur përçarja vazhdon ende, kur PD-ja nuk ka kryetarë, nënkryetarë, por vetëm një Sekretar të Përgjithshëm që punon çdo minute kundër saj, çfarë mbetët të bëhet?!

Emergjente është zgjedhja e Kryetarit! Më pas e sekretariateve ndër me kryesoret mbetët ai organizativ i partisë. Vetem zgjimi nga gjumi dhe intoleranca me foltorën mbetët shpresë për të shtuar elektorat, sidomos atë gri, që nuk voton kurrë Berishën. Tani rruga mbetët e qartë, me e qartë se kurrë. E kemi vetë në dorë, do ta shpetojmë e ta bëjmë alternativë pushteti, apo do ta shuajmë më tej…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu