Shkruan Sokol Pepushaj
Minutë pas minuti dhe republikanet po përmbysin gjithçka. Po përmbysin sondazhet, po mundin propagandën kineze, arabike dhe social-komunistët e globit qe të tërë prodhojnë lajme të rreme, duke fshehur të vërtetën.
Neser Amerika voton. Në votat e hershme, këto minutat e fundit republikanët sapo kaluan në avantazh.
Edhe në shumë shtete të tjera, që paraqiteshin si të lëkundura, republikanët janë ë avantazh të dukshëm. Orë pas ore dhe minutë pas minute, shtohet votimi paraprak dhe republikanët rritin sukseset.
Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” raporton se gjendja e votimeve është afër interresante këto orë. Mbi 6.4 milionë në Florida kanë votuar me email ose edhe duke qenë prezent, deri në këto momente.
Në parapraket e vitit 2016, më pak se 1.3 milionë njerëz kanë votuan me postë, kurse në votimet e nesërme ka një fluks historik.
Sipas të dhënave, republikanët historikisht kanë votuar ditën tradicionale te votimeve, por kesaj here fluksi i tyre permbysi pak orë para hapjes zyrtare.
Kjo shifër është rekord, madje ka kaluar zgjedhjet e vitit 2012, ku patën votuar 4.8 milionë amerikanë.
Florida, ose “Shteti i Diellit” gjithmonë ka qënë përcaktues thelbësor në mbledhjen e 270 votave të kolegjit elektoral që duhen siguruar për të fituar Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk përcaktohet nga një numërim i thjeshtë i votave popullore.
Deri në këto minuta, republikanët përbysin lehtë gjëndjen e djeshme. Dje demokratët ishin rretrh 4% përpara republikanëve, por Donald Trump duket se po përserit ngjarjen e 2012-ës kur megjithese Hillary Clinton siguroi mbi 3 milion vota më shumë, ishin republikanet që me votat e elektorit, përmbysën gjithçka.
Në Florida, republikanët kanë kaluar rreth 7000 vota përpara, duke shtuar edhe 1340 vota të tjera që nuk ishin regjistruar me ndonjë perkatësi të ndonjë partie.
Janë orë plot lajme kontradiktore, por në shtetet kryesore, republikanët kanë përmbysur gjithçka, sondazhe, parashikime, lajme të rrëme.