“Ministri shqiptar i korruptuar mbronte trafikun e drogës”/ SPAK në hall se detyrohet të veprojë

0

Prokuroria e Posaçme pritet që të ketë një komunikim me autoritet italiane përsa i përket dëshmisë të bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen hetimore “Rinascita-Scott”, 54-vjeçarit Antonio Guastalegname. Ky i fundit ka dëshmuar se një grup shqiptar që trafikonte drogë, kishte mbrojtjen e një ministri shqiptar “të Brendshëm ose të Drejtësisë”.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se prokurorët do komunikojë me homologët italianë për të sqaruar situatën dhe për të marrë informacion lidhur me çështjen.

I penduari Antonio Guastalegname është një nga mbi 300 personat e arrestuar nga autoritetet italiane që kanë goditur një rrjet që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Mes të arrestuarve ishin edhe drejtues të mafies famëkeqe “Ndrageta” në komunën Vibo Valentia.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Guastalegname ka treguar për hetuesit se trafikantët shqiptarë pjesë e rrjetit “kishin mbështetjen e qeverisë shqiptare”.

“Nëse më kujtohet mirë, subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm, megjithatë ishte një figurë e rëndësishme politike shqiptare”, shprehet i penduari.

Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një trafikant me emrin Eduard ose Robert në një udhëtim Firence-Bolonja.

“Më propozoi që drogën e tyre ta shisja direkt unë, pa ndërmjetës, në sheshet e Piemontes dhe për të më joshur theksoi lehtësinë me të cilën mund të organizonin importin e ‘barit’ duke pasur mbështetjen e qeverisë shqiptare për shkak të së cilës ata mund të lëviznin sasi të mëdha droge pa pasur frikë nga kontrollet”, rrëfen i penduari.

Për hetuesit, personi që bëri propozimin është Robert Lazaj (i arrestuar në vitin 2019), i lindur në Shqipëri në vitin 1972. Siç flasin  mediat italiane, identitetin e ka konfirmuar edhe i penduari kur nga hetuesit i është treguar për identifikim fotografia e shqiptarit: “Konfirmoj, nënvizon Guastalegname, se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërt me ministrin e qeverisë shqiptare, i cili siguronte mbrojtje në këto trafiqe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu