Ministri idiot i komunizmit Skënder Gjinushi, s’ka turp, na bën moral

0

Shkruan  Ledi Shamku

Po ndjek me njërin sy një intervistë, se me syrin tjetër po bëj gati një botim (me propozim të Università di Biologna), një botim sociolinguistik që përmbledh 4 Teza Masteri mbi Arbërishtet nga studentet e mia. Jam krejt e zhytyr në vizione e vegime perëndimore ku flitet e punohet veç për hapje e masivizm të kërkimit shkencor Pedagogë – Studentë.

Jam e lumtur se këto 4 vajza arbëreshe do kem mundësi, përmes akordesh ndëruniversitare t’i sjell për studime tê thelluara edhe në Institucionin ku unê punoj në Tiranë – Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA), e cila duke qene një Institucion i Arsimit të Lartë, po me rezulton se e ka thjesht e mbarë të lidhet me Departamentin e Gjuhësisë ku unë punoj këtu ne Bologna.

Kolegët e mi të këtushem i gëzohen kësaj marreveshjeje ngaqe sic thone ata me te drejte, kane mbi 40 vjet pa pase lajme nga Shqipja. Qysh në kohë të Tagliavinit – më thotë një koleg. Qesh dhe i them: atëhere ishim shkencërisht të lirë.

Pra jam në këto hulli të mendjes kur nga televizori më vjen zëri i politikanoakademikut Gjinushi. Sinqerisht nuk do të ma kapte veshi po qe se nuk do kish folur per Albanologjinë. Shikoni ç’thotë:

I Zoti i Akademisë: Albanologjia duhet të kthehet aty ku hyri në 1972, pra nën Asamblenë e Akademisë së Shkencave (bobooo prapë me Asamble ky! S’i ve faj, i asaj kohe është, i kohës se Pleniumeve. Ka qenë MInistër kur unë studente hyra në grevë urie për t’i rrëzuar “asamblenë”).

Moderatorja: A nuk është ky një kthim prapa?

I Zoti i Akademisë: Epo nanjëherë duhet kthyer prapa për të ecur para. (Bobooo! Vetëm Leninit ia kisha dëgjuar këtë variant kur shkruate “një hap prapa, dy hapa para).

Moderatorja: Por sërisht mbetet kthim prapa apo jo?

I Zoti i Akademise: Epo duhesh kthyer prapa kur ke humbur rrugën! Se duhet një shkencë elitare!!!

Këtu e mbylla televizorin se m’u sos! Se ish-Ministri i Ramiz Alisë nga maja e Akademise po më tregonte serish RRUGËN mua ish-studentes së Dhjetorit, tashmë albanologe në Tiranë e pedagoge në Bologna, në Departamentin e Ekselencës të renditur të 42-tin në botë, e që ASA do kete fatin ta kete partner. Po na tregon sërish udhën ne “të paudhëve” që kemi shpëtthyer bunkerin sovjet dhe shohim nga Europa.

Jo zotëri, ti Albanologjine s’do ta kesh KURRE!

Dhe a di pse? Se ASA tashmë i përket Ballkanit dhe Europes, e jo bunkerit tënd.

Dhe sidomos, se Albanologjia, sikunder çdo dije tjeter nuk ka me qene kurre ELITARE sic e do ti (ta neveris kete koncept prej Bllokmeni tipik), por do vijoje te jete nje shkence qe i sherben Shpatullave te Kombit, Nderlidhjes se mbare Kombit, Reformiit te Shkollimit me Gjuhe e Kulture të mbarë Kombit.

Ta neveris sovjetizmën tende! Ndaj per kete, qofte edhe vetem per kete, ti Albanologjine nuk do ta bugosesh dot në kthinat e Asamblese se Akademisë tënde, se jotja është e qoftë!

Albanologjia eshte Qielli drejt se cilit ngre syte cdo shqiptar! Dhe ti qiellin nuk na e fut dot në bunkerin tend sovjet!

Jete të gjatë, Albanologjia ime! Te gjate sa Kombi yt! Të Lirë sa Gjuha jote!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu