Milioneri me rrogë kamarieri Edi Rama i flet Berishës në emer të Yuri Kim: E keni merituar “non-gratën”

0

Kryeministri Edi Rama i kujtoi Jorida Tabakut dhe deputetëve të tjerë të PD se “flamuri” i tyre, duke iu referuar Sali Berishës është non grata nga Amerika. Sipas Ramës ata po marrin atë që meritojnë dhe i paralajmëroi se ka akoma.

“Nëse sot ka ish ministra, apo deputetë, apo kryetar bashkie, zyrtarë të lidhur me partinë në pushtet që janë në duart e drejtësisë kjo nuk është diçka që ka ardhur nga qielli. Kjo është një zhvillim që ka ardhur nga reforma në drejtësi. Është rezultat i kërkuar me këmbëngulje prej nesh.
Duke qenë se i referoheni në mënyrë të vazhdueshme, ju sugjeroj që të mos e harroni që flamurin tuaj, jo Nokën, por atë të udhëheqjes suaj e keni të arkivuar me një vulë sipër, non ngrata për korrupsion madhor nga DASH. Kështu që këto nuk duhen harruar. Po ju ndodh ajo që keni merituar, prisni se ka akoma. Deri në fund e meritoni”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu