Miliarderi Ilir Meta “qan” për para/ “Me kaq lekë sa ka mbledhur Rama, unë do të kisha bërë një tunel nga Berati në Londër”

0

sh-presidenti Ilir Meta, që ka një pasuri prej 4 miliardë lekësh, ka shprehur shqetësim në lidhje me ndikimin e rritjes së çmimeve në xhepat e qytetarëve.

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë së Lirisë në Berat, Meta bëri ironi dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka bërë shumë pasuri me vjedhje.

Kreu i PL-së tha se me aq para sa ka mbledhur Rama, ai do të kishte bërë një tunel nga Berati në Londër.

“Me kaq lekë sa ka vjedhur ky, Ilir Meta do kishte bërë një tunel nga Berati në Londër. A e dini sa ka vjedhur ky? 6 herë një kilometër rrugë. 2/3 e Shqipërisë jetojnë nën minimumin jetik”, theksoi ish-presidenti ndër të tjera./ B.A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu