Miliarderët Jamarbër Malltezi, Ridvan Bode dhe Arben Imami vjedhin 32 000 m2 tokë në Tiranë!

0

Jo vetëm Sali Berisha dhe Shkëlzeni, por edhe dhëndri i tyre, Jamarbër Malltezi, mund të jetë subjekt i drejtësisë së re, bashkë me Arben Imamin dhe Ridvan Boden. Bëhet fjalë për dosjen e rrëmbimit dhe të tjetërsimit të ish-klubit të sportit Partizani në Tiranë. Pronari i ish-klubit të sportit Partizani është bërë Jamarbër Malltezi, i quajtur edhe si ‘disidenti i djathit’ në vitet ’90. Ish-klubi i sportit Partizani, me një sipërfaqe prej 33 mijë metrash katrorë, ka qenë në inventarin e pronave të ushtrisë. Kur Arben Imami ishte ministër i Mbrojtjes ia shiti dhëndrit të Berishës pronën e ushtrisë për vetëm 100 milionë lekë. Dosja e tjetërsimit të kësaj prone nuk është verifikuar dhe hetuar deri më sot nga drejtësia, e cila është përdorur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta si tualet. Kjo dosje do të jetë një gurë prove për drejtësinë e re.

Skandali qëndron në faktin pronarët e rinj të tokës ku ndodheshin objektet e Ushtrisë, janë shpronësuar një herë nga Italia fashiste, e cila kishte planifikuar të ndërtonte një aeroport. Madje toka është blerë nga Sheqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rr. E Kavajës deri tek Rr. Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompensuar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ushtrisë. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Arben Imamit për të t’ia shitur pronën dhëndrit të Berishës me një çmim qesharak. Në këtë operacion të dyshimtë ka marrë edhe pjesë edhe ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Edi Rama, pas ardhjes në pushtet, ka ngritur disa grupe pune për verifikimin e pronave dhe godinave shtetërore të grabitura nga ish-pushtetarët dhe njerëzit e tyre. Të gjithë këta grupe pune kanë dështuar, çka konfirmon se, Edi Rama thjeshtë po bën presion për të ndarë pasuritë publike të grabitura. Konfirmon edhe një herë se kjo klasë politike është e bashkuar në vjedhjen e pasurive publike si dhe në mbrojtjen nga drejtësi. Gjithashtu, Edi Rama dhe njerëzit, pas ardhjes në pushtet, nuk kanë thënë më asnjë fjalë për rrëmbimin e pronave shtetërore në qendra e mëdha urbane dhe bregdet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu