“Mihrimah” merr të gjithë vëmendjen me pozat nga pushimet

0

Aktorja turke Pelin Karahan u bë shumë e njohur në Shqipëri me rolin e sulltaneshës Mihrimah në serialin “Sulltani i madhërishëm”. Tani aktorja është 35 vjeç, e martuar dhe nënë e dy djemve.

Së fundmi ajo ka nisur pushimet dhe ndodhet në Bodrum, në shtëpinë e saj atje. Aktorja po i kalon pushimet së bashku me familjen dhe nuk ka ngurruar të postojë foto nga shtëpia.

Pelin është shfaqur në super formë e veshur me rrobabanjo dhe një shall të gjatë. Fotot e aktores kanë marrë vëmendjen e ndjekësve dhe mijëra pëlqime. Pas ardhjes në jetë të djemve, Pelin Karahan është shkëputur paksa nga aktrimi dhe i është përkushtuar jetës familjare./revistawho.com

  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu