Midis hijenës dhe krokodilit

0
Shkruan Zef Ndreka
Pas artikullit “Një bust për Saliun”!, mora disa telefonata. Njëra ndër to ishte edhe e komshiut të Fredit.
Ai më kërkoi të takoheshim mbasdite e të bisedonim për idetë që kishte një mik i tij skulptor i famshëm për vepra të tilla . Kishte filluar të mendonte pasi kishte lexuar artikullin.
Alo, jam Meti -më tha.
Urdhero, i përgjigjem!
A mundemi nga ora 18.00 të shihemi tek Parku Rinia. Do të vij me një maestro skulptor të famshëm. Bisedojmë për bustin .
E ç’më gjeti, thashë me vete!
U mendova pak dhe pranova.
Ftova edhe Fredin, për t’a zgjeruar paksa bisedën.
Porositëm kafetë dhe ujë natyral dhe filluam menjëherë nga biseda.
Komshiu, na prezantoi Edisonin, artistin që ishte diplomuar në Firenze të Italisë. Një djalë i ri, i mprehtë, i gjatë, simpatik dhe që fliste bukur!
Unë mendoj, se Sali Berisha duhet të këtë një shtatore -vazhdoi Edisoni.
Emri i tij duhet shkruar poshtë shtatorës së tij me shkronja të arta, por në formë konstelacioni, me nga një pikë pas tyre.
Rithemeluesi i PKSH-së. Ose Partia Konsevatore e Shqipërisë -2021.
Ndërhyri Fredi :-Jam dakort edhe unë për bustin e Saliut, por kam disa sugjerime për skulptorin!
Nqs figura e Sfinksit është një hibrid midis gruas dhe luanit, statuja apo shtatorja e tij le të jetë po një hibrid midis hijenës dhe krokodilit!
Bustin e meriton në Gërdec -e ndërpret me zë të lartë komshiu. Nuk flas më se nuk më pëlqen politika e të diskutoj më tej për të!
Pak heshtje ra mes nesh.
Ndёrkohe, pasi e ktheu filxhanin e kafes si në Itali, artisti skulptor vazhdoi:
Duhet fantazi e rrallë për të bërë bust për Berishën, sepse duhet të përshtatet pamja e tij e jashtme me “shpirtgjërësinë” e tij. Duhet menduar edhe për një përkrenare me kokën nga qielli.
– po pra ,e ndërpreu komshiu, që ti ngjaje Luciferrit apo dreqit të mallkuar?!
Nuk jam dakort!
Dëgjo o Meti -ndërhyri Edisoni, më lër t’a mbaroj idenë. Përmasat nuk kanё rëndësi fare. Është gjë e thjeshtë, mjafton Rama të marri edhe mendimin e grupeve të tjera të interesit siç bën për oligarkët hajdutë! Të na caktojë vëndin dhe.
Mu duk se dikush në Firenze e kishte ngarkuar skulptorin, që e pashë të pa qartë .
Unë vetëm i shikoja, por mendimi me shkonte vetëm tek një fjali e vetme.
Shqipëria ja ka borxh Saliut një bust ose një grusht!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu