Meta ka shkelur Kushtetutën , vetëdija , duhej t’a bënte frikacak!

0
Presidenti, Ilir Meta, duke folur gjate nje konference shtypi, ne lidhje me takimin me ekspertet e Komisioni te Venecias dhe deklaroi se ka respektuar Kushtetuten./r/n/r/nAlbania's President Ilir Meta, speaks during a press conference regarding the meeting with experts of the Venice Commission and stated that he respected the Albanian Constitution.
Shkruan Zef Ndreka
Shumë herë në jetën e tij, Ilir Meta, apo Ilir Metaj , është betuar me dorën mbi Kushtetutë. Ka bërë betime me vetëdije të plotë, betime të rrejshme, ose të rreme.
Ka bërë bé të rreme, thuhej në kohën kur funksiononte kanuni, kur ai ushtronte ende pushtet.
Në Kanunin e Lek Dukagjinit, njihej bé-ja ose betimi . Për çdo problem të caktuar, përdorej Ungjilli dhe bëhej bé mbi të, sipas rastit. Edhe në raste krimesh të pa qarta, dikush mblidhte 12 burra të lagjës apo të zonës që arrinin të bëhej bé mbi Ungjill, dhe krimi i lihej në dorë Zotit të falej apo të hakmerrej.
Kjo ndodhte, kur në Shqipëri , vëndi ishte pa pushtet shtetëror!
Po sot në politikë, si duhet të jetë, kur i kemi gjithë strukturat e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tij?!
Në rastet e zgjedhjeve si psh i presidentit të vëndit, bëhet betimi me dorën mbi Kushtetutë.
Jo si në Amerikë me dorën mbi Bibël!
Çfarë ndryshimesh ka betimi mbi Kushtetutë dhe betimi mbi Ungjill?!
Betimi mbi kryq, kur bëhet bé e rreme , në çdo rast, diçka e ka gjetur familjen e bé rreshmit. Ose i është djegur Shtëpia ose i ka ndodhur një gjëmë e fortë, e rëndë.
Një njëri i akuzuar për krime , mund të shfajësohej me një betim se ai ishte i pa fajshëm në emër të Zotit.
Kur bën bé të rreme, si me vetëdije si pa vetëdije , ai është një njëri i pandershëm që duhet të ndëshkohet, të dënohet , të gjobitet rëndë, të dëbohet nga shoqëria, nga bashkësia.
Ai që bën bé të rreme , mund të humbasë edhe jetën e tij ose të grupit të tij farefisnor , pasi e dënon zemërimi i Zotit!
Kështu thotë Kanuni!
Po në rastin e Ilir Metës që është betuar në rrenë?!
Në raste të tilla të rrezikshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është rasti i dosjeve me ish Sigurimin e Shtetit, vetedija duhej t’a bënte frikacak Ilir Metën.
Por ai , si duket i bindur tek manipulimi i dosjeve nga ana e Berishës, i kishte mbështetur shpresat tek ai.
Shpresa e Metës , siç ndodh gjithmonë, lindi në zemër të dëshpërimin të tij.
Ilir Meta, duhej t’a dinte se shpresa e vërtetë nuk është asnjëherë siguri , por ka menduar se duke gënjyer e duke ecur përkrah dhe përballë Berishës, do të kishte shtegun përherë të çelur , për të manipuluar më tej sëbashku.
Tani që dosja u bë publike, Meta ka rënë ! Bashkë me të edhe Berisha!
Ka shkelur Kushtetutën, në të cilën është betuar!
Më kot mundohen dhe i shpenzojnë energjitë , që foltoristët dhe mbështetësit PL , të bëjnë bé për Berishën dhe Metën.
Nuk bën të bëhet bé e rreme për to.
Tashmë janë në dorë të ligjit dhe të Zotit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu