Mesut Ozil dhe Amine Gulşe kanë shpallur fejesën prej dy vjetësh, por shumë shpejt do t’i japin fund beqarisë. Tashmë ka një datë zyrtare. 7 qershori është data në të cilin çifti do të kurorëzojë dashurinë disavjeçare në martesë. Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke, Ozil ka bërë një zgjedhje të qëllimtë kur ka vendosur datën zyrtare të martesës. Vetëm një natë para ndeshjes së futbollit mes Bjellorusisë dhe Gjermanisë, më 8 qershor, Ozil ka vendosur të lidhë kurorë.
Kjo do të thotë që i gjithë ekipi i futbollit të skuadrës gjermane do bëhen gati për ndeshjen, kështu që do të mungojnë në dasmë.
Edhe vendi i dasmës është caktuar tashmë – do të jetë në një hotel luksoz në Hotelin Four Seasons Bosphorus, në brigjet e ngushticës së famshme të Bosforit.
Ndërsa për shtypin gjerman, përzgjedhja e dasmës në një datë si kjo është e qëllimshme. Sipas tyre, ish-kampioni i botës, i cili u largua me polemika të mëdha nga Kombëtarja Gjermane, pas sulmeve në media për një takim të tij me Erdogan në Londër, para kampionatit Botëror Rusi 2018, nuk ka dashur që në ceremoni të marrin pjesë shokët e tij të skuadrës.