Mesazhet e forta të Dumanit/ Nga komisioni anti-SPAK te inceneratorët dhe hetimi për Veliajn

0

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka dhënë mesazhe të forta në raportin e tij për Komisioni i Ligjeve për punën e Strukturës së Posaçme gjatë vitit 2023. Dumani foli që nga abuzimet me fondet publike, për t’u ndalur më pas te pastrimi i parave, krimet zgjedhore, shkeljet e prokurorëve dhe gjyqtarëve deri te lufta ndaj korrupsionit.

Ai konfirmoi se Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa nuk kurseu ironitë për deklaratat e këtij të fundit se prokurorët dhe gjyqtarët i ka “kolegë”.

Gjithashtu, Dumani u ndal edhe te komisioni anti-SPAK, ku kërkoi të mbrohet pavarësisa institucionale dhe të respektohen pushtetet. Kreu i SPAK-ut foli edhe për aferën e inceneratorëve dhe të dherave, të cilat janë ende nën hetim. Ai e mbylli raportin e tij me deklaratën e fortë se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga krimi i organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu