Merkato/ Erion Veliaj blen Andi Lilën nga Lulzim Basha

0

Erion Veliaj ka nisur merkaton miq! Pas blerjes së Noizyt, Ermal Mamaqit dhe Çiljetës, tashmë radha i ka ardhur ish-futbollistit të kombëtares, kavajasit, Andi Lila.

Ky i fundit një demokrat i zjarrtë para pak kohësh është rreshtuar krah Taulant Ballës dhe Erion Veliajt, dy personat që deri në zgjedhjet parlamentare i quante pjesë e partisë së korruptuar të vendit.

Megjithatë, nuk e dimë se çfarë përfitimi ka Andi Lila, që u bashkua me këtë parti, por diku do plasë, ashtu siç plasi me Noizyn.

Të gjithë jemi habitur kur e kemi parë atë krah Ballës dhe Veliajt, pasi Andi ishte një mik i betuar i Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës. Gjithashtu, ai takohej shpesh edhe me kandidatin e Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçin, por duket se i kanë prerë marrëdhëniet.

Ajo që vihet re është se Andi Lila ka fshirë në profilin e tij në Facebook shumë foto që i përkisnin fushtatës që ai ka bërë për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillt.

Dikur, Lila është shprehur në një studio televizive se ai njihet si një njeri me moral shumë të fortë, por nuk jemi të sigurt nëse këtë do e thoshte tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu