Mercenarët e medias/ Dje kocka të Mërtirit, sot letra higjienike të Veliajt

0

Mediat e komanduara nga Erion Veliaj dhe të paguara nga vëllai i tij, Arbër Veliaj, po veprojnë në rastin e arrestimit të kryebashkiakut dhe akuzave ndaj tij njësoj si në rastin e aferave të inceneratorëve.
Në shkrimet e bëra nga mediat pranë pushtetit dhe pranë Veliajt, shfaqet një “botë tjetër”, ndryshe nga ajo në të cilën vendimi i Apelit të GJKKO-së, e cilëson kryebashkiakun si person me rrezikshmëri që mund të prishë provat dhe të largohet nga vendi.

Mercenarët e Veliajt, në shkrimet e tyre shprehen se financuesi i tyre është i pafajshëm, nuk ka fakte për arrestimin e tij dhe nuk është i korruptuar. Po ashtu vendimi i gjykatës për lënien në qeli të tij, i mbështetur mbi qindra faqe fakte dhe prova, u duket joproporcional për fazën e hetimeve.

Madje arrestimin e një zyrtari për korrupsion dhe pastrim parash, të vërtetuara këto në dosjen e prokurorisë e zbardhur nga gjykata, e kanë quajtur dhe përndjekje politike.

Me sa duket harrojnë se Veliaj është një i korruptuar, një hajdut, ndaj të cilit janë ngritur akuza zyrtare për korrupsion dhe pastrim parash, e më pas dhe një akuzë e tretë, për futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Mercenarët e medias/ Dje kocka të Mërtirit, sot letra higjienike

Mercenarët e medias/ Dje kocka të Mërtirit, sot letra higjienike

Mercenarët e medias/ Dje kocka të Mërtirit, sot letra higjienike

Kjo sjellje e mercenarëve mediatikë të paguar nga Veliaj është e njëjtë me sjelljen që patën kur “shpërtheu” afera e inceneratorëve. Në një kohë që asnjë nga inceneratorët nuk punonte dhe nuk ekzistonte. Në atë kohë, të paguar nga Mirel Mërtiri, këto media përpiqeshin të justifikoheshin se inceneratorët ishin të nevojshëm dhe pse vlenin miliona apo miliarda lekë.

Në disa lajme që ishin gati “surrealiste” tregonin se sa i dobishëm ishte inceneratori i Fierit, i cili as nuk ishte vënë në punë apo sa i mirë ishte ai i Elbasanit. Apo lumturia e tyre më e madhe, inceneratori inekzistent i Tiranës.

Në atë kohë këtyre mercenarëve mediatikë u hidhte Mirel Mërtiri e Klodian Zoto ndonjë kockë, ndërsa sot përdoren si letër higjienike nga Erion Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu