Mercenarët dhe hajnat e Kosovës tash janë rreshtuar hapur në anën e Vuçiçit

0

Shkruan Rifat Buzuku

Ky shkrim nuk përfaqëson opinion redaksional të balkansnews.net

“Llumi i lederëve mercenarë dhe lëmshi i përjetshëm i krizave në Kosovë, zbërthyer shkurt dhe qartë, nuk është faji i armiqve, as i miqve tanë, por është pasojë e liderëve tanë me shpirtë mercenari, hajna të shantazhuar dhe të shitur për një grushtë thërmia apo trosha!

Tensionet e fundit në veri të Kosovës janë pasojë e përpjekjeve të Moskës për t’ia futur zjarrin fillimishtë Ballkanit, më pas gjithë Evropës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kohë që ndodhet nën presion të madh nga Moska. Sjelljet e tij iracionale edhe mund të kuptohen disi, por si të kuptohen sjelljet e mercenarëve tanë, të cilët ishin në pushtetë 22 vite me radhe, dhe e sollën Kosovën këtu ku është sot?!

Mercenarët dhe hajnat shumëvjeçarë tash janë rreshtuar hapur në anën e Vuçiqit dhe kundër qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës – Albin Kurti.

Nuk është çudi që i kemi mbijetuar plot 600 vite nën okupim, por pa shtetë, puna e shpirtit mercenar të liderëve tanë injorantë dhe analfabetë funksional!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu