Kader kërkon ndihmën e Ferides për të shpëtuar Meralin. Defne zihet me Nazanin pasi ajo ia hedh rrobat e vjedhura në plehra. Defne hakmerret duke i treguar Serkanit se edhe Nazani ka gisht në vjedhjen e pasurisë së Xhemresë.
Meral jep dëshminë dhe tregon se e shtyu Mertin. Mert është në gjendje të rëndë shëndetësore. Meral arrestohet. Kader kërkon ndihmën e nënës së Xhenkut për të shpëtuar Meralin. Kjo e fundit i del në mbrojtje Meralit por duke qenë se gjendja e Mertit është e rëndë Meral rrezikon burgun.
Serkan largohet nga shtëpia dhe Nazan e kërkon kudo. Gynej i premton Nazanit se do e gjejë ku ndodhet Serkan. Serkan gjen mbështetje vetëm tek Xhemre. Meral futet në burg./revistawho.com