Meral dhe vajzat mësojnë se Kader është gjallë, sot në “Lule të vetmuara”

0

Feride kalon një moment paniku kur humb nga sytë Metinin në parkun e lojërave. Meral shkon të ballafaqohet me Songylin dhe e prekur i bërtet që ajo nuk e besoi. Songyl më në fund e beson Meralin dhe së bashku me vajzat e tjera mendojnë të gjejnë një zgjidhje për të zbuluar ku është Kaderi.

Ndërkohë Ezhder vazhdon ta mbajë të mbyllur Kaderin teksa ajo kërkon ndihmë. Serkan mendon se do të vdesë dhe i kërkon Xhemresë të mësohet me këtë fakt. Ai përgatit një listë me dëshirat e fundit para vdekjes. Xhemre dhe Serkan kalojnë natën e parë së bashku. Harika gjen Kaderin në bodrumin e shtëpisë së tyre. Ezhder kërcënon Harikën që të heshtë. Harika njofton Meralin se Kader është gjallë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu