Mënyra si përqafon partnerin mund të zbulojë shumë gjëra për lidhjen tënde, zbulo për çfarë bëhet fjalë

0

Kush nuk do të donte një përqafim të ngrohtë nga nëna, babai, miku apo mikja më e ngushtë, apo më mirë akoma, nga shpirti binjak. Përqafimet na bëjnë të ndihemi mirë emocionalisht dhe jo vetëm. Studimet sugjerojnë se përqafimet mund të sigurojnë një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga lehtësimi i stresit deri tek ulja e tensionit të gjakut.

Mirëpo e  dinit që mënyra si përqafoni dikë mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj? Disa njerëz e shikojnë partnerin e tyre drejt e në sy, kur e përqafojnë , ose edhe vendosin dorën e tyre në xhepin e  tjetrit. Besoje apo jo, këto sjellje delikate, mund të tregojnë shumë gjëra rreth jush, të cilat ju ftojmë t’i zbuloni më poshtë:

1-Përqafimi nga mbrapa me duart e tua rreth belit të tij/saj

Nëse përqafoni partnerin tuaj nga pas, keni një mirësi të veçantë që shumë të tjerë nuk e kanë. Kjo gjuhë e trupit tregon se jeni duke mbrojtur të tjerët që kanë rëndësi për ty. Ti nuk dëshiron të largosh një gjë të mirë.

2-Vendosni duart në xhepin e patnerit ndërkohë që e përqafoni

Kjo është një shenjë e dukshme që ndiheni rehat në marrëdhënien tuaj. Jo vetëm që jeni rehat, por edhe i relaksuar.

3-E përqafoni duke e përkëdhelur nga mbrapa

Ky stil i të përqafuarit do të thotë se jeni ngushëllues dhe miqësor. Ky përqafim nuk ka të bëjë me tërheqjen fizike dhe intimitetin.

4-Përqafimi pushtues

Nëse përqafimi juaj dhe i partnerit.partneres është gjysmë pushtues (jo ekzaktësisht në mënyrën që po mendoni), të dy jeni shumë  sensualë. Është një sasi e pabesueshme e tërheqjes fizike, që nuk mund të mohohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu