Aktet më barbare i pamë dje!
Aktet më monstruoze kundër biznesit e sipërmarrjes që luftojnë për ta zhvilluar këtë vënd!
Akte që vijnë thjeshtë si pasojë dhe rrjedhojë e diabolikut Edi Rama.
Shqiptarët tashmë janë dëshmitarë të një prej sulmeve më të ashpra që i bëhen kundërshtarëve të pushtetit edhe pse më parë i kishin krehur bishtin! Akte kafshërore në vëndin tonë të quajtur Shqipëri, ku gjeografikisht ndodhemi në mes të Europës e që pretendojmë të ingranohemi brënda saj.
Akte të tilla në një vënd ku pritet të vijnë gjithë udhëheqia më e rëndësishme e BE-së ne i presim me këto veprime e akte barbare, me këto akte të pa shembullta shkatërrimesh të bisneseve turistike, ku janë të punësuar e ushqehen me qindra familje!
Ky është turpi dhe fytyra e vërtetë e këtij shteti mafioz me në krye Edi Ramën, këtë të çmendur që minon iniciativën e lirë, sipërmarrjen, që minon në themel demokracinë, lirinë e tregut.
Në thelb, ky shtet kriminal, pasi të ndërpret të drejtën e fjalës , të ndërpret të
drejtën për të punuar, e së fundi , të drejtën për të jetuar në vëndin tënd me dinjitet dhe si çdo qytetar europian.
Sot, të gjithë ndihemi të pasigurtë, të kërcënuar dhe të dhunuar në të gjitha mënyrat.
Sigurisht që jemi mësuar të durojmë shumë si popull, por si çdo durim, edhe ky ka një kufi.
Sot, ose duhet të largohet Edi Rama nga ky vënd, ose të largohet tërësisht ky popull.
Dhimbja dhe trishtimi vetëm shtohen dita ditës , kur shikon braktisjen e vëndit nga rinia, duke e plakur popullsinë vëndase në përmasa të frikshme.
Edi Rama kështu, i ka shpallur luftë jo vetëm biznesit, por gjithë vëndit me çpopullimin, me emigracionin, me varfërinë dhe pasigurinë, me krimet dhe hajdutëritë me mungesën e drejtësisë. Tani përdor edhe tritolin!
Çfar i ka mbetur tjetër të përdorë?!
Ky, Sulltani i Surrelit e ka kthyer Shqipërinë si pronën përsonale të tij.
Dje pamë të shpërthejë tritoli në Durrës vetëm me bekimin e tij. Pamjet e frikshme të shpërthimit, shëmbja e njërit nga hotelet më të bukura të Adriatikut me tritol, tregojnë se nuk ka nevojë për Gjykata më në këtë vënd.
Kryeministri bën edhe gjyqtarin!
Duket e pabesushme dhe e paimagjinueshme çfarë ndodhi në të vërtetë në Resortin “Prestigj” në Kavajë.
Gjithçka ka synim të instalojë e të mbajë frikën, të injektojë fort ankthin e pasigurinë, të instalojë më tej vrasjen dhe mungesën e shpresës në këtë vënd. Edi Ramën tani e shikoj të prekur nga paniku për të nesërmen. Preçedenti i krijuar nga ai, rrezikon ti kthehet në autogol nesër!
Paniku më i madh që e ka prekur Ramën është dera e burgut që e pret e hapur për të gjitha çfarë ka bërë e po bë akoma në këtë vënd.
Tani, çdo shqiptar mendon vetëm si të shpëtojë e të largohet nga ky vënd kaq i bukur, kaq i mrekullueshëm, por që të vret shpresën.
Shqiperia është e tejmbushur me ndërtesa ku pastrohen paratë e pista, të drogës, të korrupsionit, të kriminelëve dhe organizatave mafioze, të prostitucionit etj.
Por shkatërrimi dhe tritoli është thjeshtë qejf përversësh e psikopatësh me kartelë.
Duket edhe si luftë përsonale, por jo vetëm. Nesër Irfani mund të fitojë me dhjetra e dhjetra milionë dollarë.nga kjo pa përgjegjshmëri e kryeministrit. Por sot, lufta dhe tritoli, është luftë kundër sistemit që punon për zhvillim. Tritoli i përdorur është ushqimi për të kënaqur të sëmurët mendorë. Kjo është fatkeqësia, që kemi në krye Edi Ramën me kartele mjekësore dhe disa kamikazë të verbër të këtij psikopati e manjaku që e ndjekin.
Jeta e pasigurtë, e trishtuar dhe diktaturat më të tmerrshme nuk do të arrinin këtë veprim .Turpi i mbetët tek ne, tek shqiptarët që nuk po e gjejnë forcën të mbaj të kontrolluara mendjen dhe dorën njerëzve të këqinj, të kërmave të sistemit komunist që akoma gjallojnë.