Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se Porti i Durrësit është një lëvizje e madhe detare që nuk mund të realizohet pa dijeninë e Uashingtonit.
“Si mund të bëhet një lëvizje kaq e madhe detare dhe të mos jetë në dijeni Uashingtoni. Doni të talleni me mua ju?! Të venë këta t’i luten Uashingtonit, po Saliu s’vete dot se është non grata,” – u shpreh Ngjela.
Ai shtoi gjithashtu se opozita nuk do të mund të ndalojë këtë projekt, që jo vetëm është sinonim i zhvillimit, por as nuk e ka fuqinë.
“Kush i pyet ata, ajo është çështje ligjore. Kush ka shumicën në parlament e bën, çfarë do bëjnë këta? E para kjo, e dyta është një vlerë shumë e madhe për Shqipërinë,” – u shpreh Ngjela.
Sipas tij është injorancë të kërkosh konkurrencë në një projekt kaq të madh.